LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e konsumit

Rriten çmimet e konsumit

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje 0.7 për qind në nëntor duke krahasuar me një muaj më herët, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra (4.2 për qind), qumësht, djathë dhe vezë (0.6 për qind), vajra dhe yndyra (1.1 për qind), perime (3.5 për qind), sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.1 për qind),, etj. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.


Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve (-4.0 për qind) me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në nëntor 2018 me muajin nëntor 2017 ishte 2.1 për qind, si pasojë e ngritjes së çmimeve të bukës dhe drithërave (5.0 për qind), mish (4.6 për qind), qumësht, djathë dhe vezë (1.1 për qind), perime (12.3 për qind), pije alkoolike (3.0 për qind), duhan (2.8 për qind), etj. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.8 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të pemëve (-11.8 për qind), sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (-4.5 për qind), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.4 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7 për qind në IHÇK. /Telegrafi/