LAJMI I FUNDIT:

Rriten aktivitetet financiare në BE

Rriten aktivitetet financiare në BE

Totali i aktiveve financiare të mbajtura nga ekonomitë familjare në Bashkimin Europian, arriti në 33.85 trilionë euro në vitin 2016.

Sigurimet, pensionet dhe garancitë e standardizuara zinin 38.8 për qind të totalit, ndjekur nga valuta dhe depozitat në 30.4 për qind, ndërsa titujt e kapitalit dhe zotërimet në fondet e investimeve zinin 25.2 për qind.


Ndërkohë, detyrimet arritën në një total prej 10.11 trilionë euro në vitin 2016, me kreditë që përbënin më shumë se 90 për qind të totalit, ku shumica prej tyre ishin kredi hipotekore.

Në vitet e fundit, totali i detyrimeve financiare të ekonomive familjare ka qëndruar relativisht i qëndrueshëm në rreth 70 për qind të produktit të Brendshëm Bruto të BE. Megjithatë, ndikimi i krizës financiare është më i dukshëm në aktivet e mbajtura.

Këto kanë patur rënie nga 213 për qind të PBB në vitin 2016, në 182 për qind në 2018-ën, përpara se të pësonin rimëkëmbje në 205 për qind gjatë vitit 2009. Gjatë 2016-ës, totali i aktiveve financiare të ekonomive familjare përfaqësonte 227.1 për qind të PBB, ndërsa detyrimet, 67.8 për qind.

Ndër vendet anëtare, Holanda ka nivelin më të lartë të aktiveve të mbajtura nga familjet në raport me PBB, në 332.5 për qind, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar në 329.3 për qind. Mbi detyrimet, vendin e parë e zë Qipro, me 141.5 për qind, ndjekur nga Danimarka me 133.2 për qind. /Telegrafi/