LAJMI I FUNDIT:

Rriten me 50 për qind aksidentet rrugore në Shqipëri, pjesa më e madhe shkaktohet nga të rinjtë

Rriten me 50 për qind aksidentet rrugore në Shqipëri, pjesa më e madhe shkaktohet nga të rinjtë

Aksidentet rrugore që ndodhën në dhjetor në Shqipëri janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, teksa pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga të rinjtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në muajin Dhjetor 2023 numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhën në dhjetor 2022, me një rritje prej 49.5 për qind.


Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 200 persona në muajin Dhjetor 2023. Në të njëjtën periudhë të në viti më parë numri ti të aksidentuarve ishte 90 persona.

Në dhjetor 2023 numri i të dëmtuarve mëse u dyfishua. Rritja e ndjeshme është shënuar në të aksidentuarat femra, të cilat u rritën në 64, nga 30 në dhjetor 2023.

Për gjithë vitin 2023 në vend ka pasur gjithsej 1.285 aksidente, me një rritje prej 10.3 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

Gjithsej kishte 1731 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) në vitin 2023, me një rritje prej 8.2 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

Sipas INSTAT, Aksidentet rrugore, në 74.5 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25.5 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 21.0 për qind, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Mërkurë me 10.2 për qind.

Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 24,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Për vitin 2023, numërohen 1.285 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.731 persona.

Aksidentet rrugore, në 13.6 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori