LAJMI I FUNDIT:

RrGK e shqetësuar me vendimin e Presidentit për njërin nga rastet e falura

RrGK e shqetësuar me vendimin e Presidentit për njërin nga rastet e falura

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin me vendimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të falur një të njohur të tij, respektivisht, dhëndrin e axhës së tij, i cili në vitin 2008 kishte kryer dy vrasje dhe konsideron se falja e ushtruar si e drejtë e shefit të shtetit nuk ka respektuar institucionin e faljes si institucion i përkufizuar sipas ligjit.

Duke përkujtuar se Ligji për Falje i Kosovës thotë se “rrethanat që mund të shqyrtohen gjatë dhënies së faljes përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në peshën e krimit, Rrjeti i Grave të Kosovës ngrit shqetësimin në lidhje me atë se cilat kritere janë marrë për bazë në rast të faljes nga mbajtja e dënimit të burgut të këtij personi”.


“Fakti që presidenti dhe i faluri, kanë lidhje familjare, po ashtu paraqet një shqetësim për RrGK-në, pasi që ky mund të jetë një mesazh dekurajues për të burgosurit dhe të burgosurat, por edhe për të gjithë shoqërinë”, thuhet në reagim.

Thaçi ia falë tri vite burg dhëndrit të axhës së tij
Lexo po ashtu Thaçi ia falë tri vite burg dhëndrit të axhës së tij

RrGK e konsideron pozitiv faktin që qytetarëve dhe qytetarëve që kanë kryer vepra penale, t’u jepet mundësia e faljes nga mbajtja e dënimit të burgut ashtu siç parasheh Ligji për Faljen, por edhe në këto raste, duhet të jenë të vëmendshëm se cilat raste po falen, dhe çfarë mesazhi i dërgohet shoqërisë me këto falje.

“RrGK ka vizituar Instituctionet Korrektuese, ku ka parë raste të grave të cilat në vetmbrojtje kanë vrarë anëtarë të familjes. Edhe pse ka pas raste dhe fakte për torturat që këto gra i kanë përjetuar ndër vite si pasojë e dhunës në familje ndaj tyre, ky fakt nuk është marrë parasyshë si rrethanë lehtësuese nga ana e gjyqësorit dhe po këto gra janë dënuar për vrasje në vetmbrojtje me burgim deri në 30 vite”.

“Andaj jemi të shqetesuara se në këtë rast, falja e ushtruar si e drejtë e Presidentit nuk ka respektuar institucionin e faljes si institucion i përkufizuar sipas ligjit të Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori