LAJMI I FUNDIT:

RrGK dhe Strehimoret i reagojnë KGJK-së e KPK-së për punën e OJQ-ve

RrGK dhe Strehimoret i reagojnë KGJK-së e KPK-së për punën e OJQ-ve

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe të gjitha Strehimoret e Kosovës reagojnë ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilët gjatë ditës i reaguan kryeministrit Kurti, duke i bërë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave joqeveritare për strehim dhe rehabilitim.

Ndërkohë, në reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe të gjitha Strehimoret e Kosovës, thuhet se që nga themelimi i tyre dhe deri tani organizatat joqeveritare dhe strehimoret kanë qenë gjithmonë aty për të gjitha viktimat e dhunës në baza gjinore, edhe në rastet kur policët, prokurorët dhe gjyqtarët kanë shkelur ligjin dhe nuk iu kanë dalë në ndihmë viktimave të dhunës në baza gjinore.


“Gjuha e përdorur e KGJK-së dhe KPK-së si “në mëshirën e OJQ-ve”, ul rëndësinë dhe përçmon punën që OJQ-të kanë bërë deri tani qoftë me këshillim, përfaqësim, monitorim dhe strehim të viktimave të dhunës me bazë gjinore. Viktimat e dhunës në baza gjinore nuk ndjehen të sigurta dhe nuk gjejnë përkrahje e ndihmë në institucionet e Kosovës sepse deri tani institucionet tona kanë dëshmuar se si dështojnë të mbrojnë ato. Rasti i fundit na tregon edhe njëherë dështimin e institucioneve në mbrojtje dhe sjellje të drejtësisë për gratë. Prandaj, viktimat e dhunës në baza gjinore gjejnë dhe kanë gjithmonë përkrahjen e organizatave joqeveritare”.

KGJK dhe KPK i reagojnë kryeministrit Kurti: Nuk jemi si të tjerët, jemi të përgjegjshëm dhe profesionalë
Lexo po ashtu KGJK dhe KPK i reagojnë kryeministrit Kurti: Nuk jemi si të tjerët, jemi të përgjegjshëm dhe profesionalë

“Institucionet e drejtësisë duhet te bashkëpunojnë me organizata joqeveritare, pasi që janë këto të fundit të cilat janë gjatë gjithë kohës në terren, takohen me viktima të dhunës në baza gjinore çdo ditë, njohin nevojat e tyre, kane ekspertizë gjinore edhe ndjeshmëri gjinore, të nevojshme për trajtimin e rasteve sipas kërkesave te Konventës se Stambollit dhe njohin shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në çdo rast që kanë trajtuar deri tani. Strehimoret, po ashtu kane përvojë të gjatë në njohjen dhe evidentimin e neglizhencës institucionale, sidomos nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve, dhe policisë, si pasojë e të cilës puna e tyre dhe siguria e tyre rrezikohet përditë”, thuhet në reagim.

Prandaj, RrGK thërret në koordinim dhe bashkëpunim ndër-institucional, në sigurimin e trajtimit të drejtë të viktimave të dhunës në baza gjinore.

RrGK thekson se do të vazhdojë punën në këshillim ligjor, përfaqësim dhe monitorim në gjykata për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori