LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet helikopteri që përdoret për të transportuar Putinin – ‘u përplas në tokë’ gjatë uljes në Moskë

Rrëzohet helikopteri që përdoret për të transportuar Putinin – ‘u përplas në tokë’ gjatë uljes në Moskë

Një helikopter i cili është pjesë e një flote që transporton zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, raportohet se është rrëzuar në tokë gjatë uljes në Moskë.

Helikopteri Mil Mi-8 goditi tokën gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Vnukovo që ndodhet rreth 25 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit rus të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Interfax, përcjell Telegrafi.


Aerotime Hub raportoi se helikopteri i përkiste Detashmentit Special të Fluturimit “Rossiya”, i cili operon me fluturake për transportimin e zyrtarëve të qeverisë ruse.

Nuk dihet se kush ishte në bordin e helikopterit dhe nëse ka ndonjë të lënduar në incident.

Helikopterët shpesh transportojnë presidentin rus rreth Rusisë, duke plotësuar flotën e tij të aeroplanëve me rreze të gjatë dhe të tjerë.

Interfax tha se ulja e vështirë mund të ishte shkaktuar nga kushtet e këqija të motit ose dështimi i pajisjeve. /Telegrafi/