LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i dy qeverive brenda një viti- këta janë kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit të ri të Kosovës

Rrëzimi i dy qeverive brenda një viti- këta janë kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit të ri të Kosovës

Përkundër se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ende nuk janë shpallur nga u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, partitë politikë në një farë formë kanë filluar të bëjnë fushatë zgjedhore dhe të zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryeministër.

Në qytete të ndryshme, partitë po mbledhin aktivistët e tyre duke bërë kështu edhe premtime të mëdha në qoftë se ata vijnë në pushtet. Përveç premtimeve, disa nga partitë po deklarohen edhe për koalicione të mundshme para dhe pas zgjedhore.


LDK, PDK, AAK, LVV, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, që të gjitha këto subjekte politike janë shprehur të gatshme për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, teksa janë shprehur edhe optimiste për rezultatin që do ta kenë në zgjedhje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jo të gjithë deputetët e legjislaturës së shtatë janë shprehur të gatshëm që të hyjnë sërish në garë për deputetë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar deputeti aktual i LDK-së, Fatmir Rexhepi. Ai ka theksuar se në zgjedhjet e ardhme nuk do të kandidojë për deputet.

Ndryshime në LDK pritet të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim, pasi që deputeti Haxhi Avdyli, në vazhdimësi ka kritikuar Qeverinë Hoti, dhe kreun e partisë së tij, Isa Mustafa. Kjo gjë lë të nënkuptojë se ai më nuk do të jetë kandidat për deputet i kësaj partie.

Sa i përket kandidatit për kryeministër, në LDK thonë se ende nuk kanë vendosur se kush do t’i hyjë garës, megjithatë në media kanë filluar të lakohen disa emra si kandidat të mundshëm.  Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri, janë disa nga figurat më së shumti të përmendura për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin.

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, LVV në këto zgjedhje të jashtëzakonshme pritet të ketë kandidat për kryeministër, kreun e partisë, Albin Kurti. Madje, në rrjetet sociale, zyrtarët e kësaj partie kanë filluar të shpërndajnë fotografi të ndryshme të Kurtit duke shkruar se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Sipas LVV-së ata në zgjedhjet e reja do të marrin mbi 50 përqind të votuesve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë zyrtarizimin e kandidatit për kryeministër. PDK në garë për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj.

Sipas PDK-së, Enver Hoxhaj ka karrierë të bujshme në politikë dhe është një figurë politike që i duhet Kosovës në këtë kohë.

Në PDK po ashtu kanë filluar aderimet, së fundmi në këtë parti ka aderuar analisti Faton Abdullahu. Në një konferencë për media, Abdullahu tha se vlerëson shumë PDK-në, ndërkaq nuk ka bërë të ditur nëse do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë së bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jetë kreu i partisë Ramush Haradinaj, ndonëse ende nuk dihet zyrtarisht nëse Haradinaj synon postin e kryeministrit edhe në këto zgjedhje, kjo pasi që ai tash e sa kohë ka shprehur haptazi ambicien e tij për postin e presidentit të Kosovës.

Vlen të përmendet se gjatë vitit 2020 janë rrëzuar dy qeveri. Qeveria Kurti ishte rrëzuar më 25 mars, nga një mocion i mosbesimit, i cili ishte nisur nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, më 3 qershor ishte votuar qeveria Hoti, e cila ishte formuar nga LDK, që në zgjedhjet e 6 tetorit ishte radhitur e dyta, përcjell Telegrafi.

Por as njëra e as tjetra qeveri gjatë këtij viti nuk patën jetëgjatësi. Edhe qeveria Hoti u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpall të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetuesja  ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Osmani tashmë ka përfunduar takimet me krerët e partive politike dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është diskutuar për zgjedhje. U.d e presidentes ka bërë të ditur se zgjedhjet do të shpallen sapo aktgjykimi t’u dorëzohet palëve.

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare janë shprehur të gatshëm edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa kanë thënë se fushata zgjedhore do të shkurtohet, ku sipas të gjitha gjasave, partitë politike do të kenë nga 7 deri në 10 ditë kohë për të bërë fushatë elektorale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori