LAJMI I FUNDIT:

Rrezikon të dënohet me burgim prej dy viteve, kryetari i qytetit amerikan shpërndau në internet fotografitë nudo të ish-partneres

Rrezikon të dënohet me burgim prej dy viteve, kryetari i qytetit amerikan shpërndau në internet fotografitë nudo të ish-partneres

Kryetari i Kembrixhit në SHBA, Andrew Bradshaw, është arrestuar nën akuzën se në internet ka publikuar fotografi nudo të ish-të dashurës.

Siç raporton New York Times, për këtë ai mund të dënohet deri në dy vite burgim, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e ish-partneres, kryetari i Maryland-it, i publikuar në prill në disa grupe në Reditt, ku përbri tyre kishte komente raciste dhe eksplicite.

Për këtë sipas pikë 50, ia akuzohet për “pornografi hakmarrëse”, përkatësisht shpërndarje të fotografive eksplicite pa pajtimin e palës tjetër.

Ish-kongresistja e Demokratëve, Katy Hill, në vitin 2019 ishte detyruar të jap dorëheqje pasi që në internet u shfaqën fotografitë e saja lakuriq, për të cilat tha se janë shkrepur pa pëlqimin dhe dijeninë e saj.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me dy vite burgim dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim për palën që pretendon se është dëmtuar.

Në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013, tri shtete federale kriminalizuan “pornografinë hakmarrëse”, kurse sot kjo vepër është e dënueshme në 48 shtete federale. /Telegrafi/