Në rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet një burrë që hipën në ballkonin sipër banesës, për të shpëtuar një qen.

Nuk bëhet i ditur identiteti tij, apo vendi ku ka ndodhur ngjarja, e cila për fat të mirë përfundon me sukses.


Ai e ka rrezikuar jetën, duke u kacavjerrë nëpër murin e ndërtesës, derisa ka kaluar në katin tjetër të banesës që ndodhet në lartësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka nxjerrë qenin nga hapësira ku kishte ngecur, përfundon kjo video që është parë afro 20 milionë herë. /Telegrafi/