LAJMI I FUNDIT:

Rrezikimi i serbëve dhe pësimi i të tjerëve

Rrezikimi i serbëve dhe pësimi i të tjerëve
Sulejman Dermaku (foto: A. Sh.)

Sulejman Dërmaku

Qëkurse di për vete, pareshtur kam dëgjuar “brengën” për “rrezikimin” e serbëve në Kosovë (dhe jo vetëm)! Këtë “brengë” vazhdoj ta dëgjoj edhe sot, pas 70 vjetësh. Kjo “brengë” kishte qenë refren i vazhdueshëm madje edhe në Perandorinë Osmane. Ndaj, me të drejtë, njeriu mund të pyesë, vërtet, mos janë të rrezikuar serbët?


Po, do të thosha me plot gojën! Ata janë tepër të rrezikuar. Porse, nga askush tjetër, veçse nga vetvetja!

Po, po … Indoktrinimi i vazhdueshëm (i sotëm dhe ndër mote) se serbët na qenkan popull hyjnor [nebeski narod], duke kultivuar urrejtje fashiste ndaj popujve të tjerë, ka bërë që të gjithë njerëzit e tjerë për ta të jenë “racë më e ulët”, shpesh të mos i shikojnë madje as si qenie njerëzore (thnegla fare)! E, meqenëse, në realitet, edhe serbët janë popull tokësor, si të gjithë popujt e tjerë, duke u përpjekur të mos shkelin fare në tokë, por të fluturojnë qiellit të paanë (gjë që nuk e bëjnë dot!!), ata pareshtur ndihen “të rrezikuar”, sepse si ka mundësi që një “popull hyjnor” të ecë nëpër tokë sikur popujt e tjerë tokësorë!? Së këndejmi, duke parë veten tek ecin tokës, krahas racave të tjera “më të ulëta”, si të mos ndihen “të rrezikuar”?!

Ata kanë të drejtë, ndaj, të bëjnë gjenocid, të hapin varre masive, të masakrojnë popuj “të racave të ulëta”, të dhunojnë e të poshtërojnë fqinjët gjithandej, të bllokojnë rrugë e shtigje… E po ndodhi iu kundërvu kush këtyre veprimeve të tyre antinjerëzore e antiqytetëruese, si të mos ndihen pastaj “të rrezikuar?! Ani pse nga ky “rrezikim” i vazhdueshëm i tyre, përherë e pësojnë të tjerët…!