LAJMI I FUNDIT:

Rreth kujtesës dhe historisë…

Rreth kujtesës dhe historisë…

Ne kujtojmë, por kemi vështirësi të bëjmë histori.

Kujtesa, duke qenë subjektive, edhe kur është prodhim i një grupi, nuk do të thotë se është e bashkëndarë nga të gjithë.


Kujtesa mund të kthehet në totalitare e të ndikojë historinë, ta shtrembërojë, zgjerojë apo fryjë atë sipas oreksit apo pasionit politik e ideologjik të momentit.

Kujtesa edhe trashëgohet në formë narracioni e i shtohen apo i hiqen asaj elementë çdo herë sipas pëlqimit personal. Por, kjo nuk e bën kujtesën histori.

Ditarët personalë, dëshmitë e jetuara janë një material, ndër të shumtat që një historian merr në dorë dhe me objektivitet e kriteret historiografike i përpunon për të na dhënë një rezultat sa më korrekt e koherent me faktet.

Historia është objektive e ajo kërkon kompetencë dhe distancë kohore që të shkruhet.

Prandaj, mendoj (dhe është mendim subjektiv) se sot në Shqipëri ende nuk mund të flitet tout court për histori të LANÇ-it dhe raportit të regjimit komunist me këtë luftë.

Derisa ajo luftë dhe ata dëshmorë të trajtohen si pronë e komunizmit kriminal shqiptar, nuk do të ketë histori.

Ky është një problem shqiptar e mund të them edhe një çështje ballkanike.