Rreth 60 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e një jave pushim, kurse mbi 40.7 për qind e tyre shpenzimet për strehim dhe banim i paraqesin si barrë të rëndë.
Kështu thuhet në raportin “Të ardhurat dhe kushtet e jetesës“, të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke shtuar se 12 për qind e familjeve janë deklaruar se kanë probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme, themele të lagështa si dhe korniza të dritareve dhe dysheme të kalbura, shkruan Telegrafi.
“57.3 për qind e ekonomive familjare nuk mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi larg shtëpisë. Për 40.7 për qind të ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare. Në shpenzimet për strehim janë përfshirë: pagesa e kredisë hipotekare, qiraja, sigurimet dhe pagesat për shërbime, shpenzimet për mbledhjen e plehrave, kanalizimet e ujërave të zeza, mirëmbajtja e rregullt, riparimi dhe shpenzime tjera”, thekson ASK-ja.
Mbi gjysma e familjeve në vend nuk mund ta përballojnë shujtën me mish.
“54 për qind e ekonomive familjare nuk mund të përballojnë shujtën me mish, pule dhe peshk çdo të dytën ditë”, vijon raporti.
Afër 60 për qind e ekonomive familjare në vend nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro.
“43 për qind e ekonomive familjare mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro dhe të paguaj prej burimeve vetanake, ndërsa 57 për qind e tyre nuk mund të përballojnë këtë shpenzim”, pohon ASK-ja.
Për sa i përket detyrimeve financiare, rreth 70 qind e familjeve kanë deklaruar se e kanë barrë të rëndë pagesën e kredive.
“Për 67.8 për qind të ekonomive familjare ishte barrë e rëndë financiare pagesa e borxheve për kartë kredit, blerje të madhe ose kredi të tjera (duke përjashtuar pagesat peng ose kredi të tjera lidhur me blerjen e shtëpisë apo banesës) për 29.2 për qind e tyre ishte deri diku barrë financiare”, tregon raporti.
“12.7 për qind e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme, 16.9 për qind e ekonomive familjare e përballonin me vështirësi dhe 52.7 për qind me disa vështirësi”, shton ASK.
Sipas këtyre të dhënave, mbi 80 për qind e individëve në Kosovë kanë thënë se gëzojnë shëndet të mirë.
“82.4 për qind e individëve në ekonomitë familjare në Kosovë kanë deklaruar se gëzojnë shëndet shumë të mirë, 8.9 për qind e individëve në ekonomitë familjare me shëndet jo të keq, ndërsa 8.7 për qind e individëve në ekonomitë familjare me shëndet shumë të dobët”, përfundon raporti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Kalo festat e fundvitit në atdhe me Prishtina Ticket!!

Dizajn i përsosur i banesave të tipit A në TEM Residence

Ngrohtësia e vakteve familjare - MEKA dhe dedikimi për cilësinë hallall

Dashuri, familje dhe gatim i shkëlqyer – të gjitha në Izi's Apartment

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat