Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10 vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë.
Shuma e remitencave që për çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro, me përjashtim vitet 2011 dhe 2012, qё mund tё jetё pasojё e problemeve dhe krizës financiare nё Eurozonë, nё vendet prej nga vijnё kryesisht remitencat nё Kosovё.
Nё vitin 2016 remitancat kanё arritur vlerёn prej 691 milionë euro, vlera mё e lartё pas krizёs financiare dhe recesionit ekonomik.
Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Instituti “Riinvest”, ku Kosova renditet nё top pesё vendet nё Evropё me pёrqindjen mё tё madhe tё remitencave me rreth 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pёr vitin 2015.
Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë remitencat janë jetike për mbajtjen e trendit të zhvillimit ekonomik që nga pas lufta.
Eksperti Naim Gashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij, tashmë është koha që t’iu ndërrohet orientimi këtyre mjeteve.
“Diaspora jonë, ka rindërtuar Kosovën pas lufte, nga 200 mijë objekte banimi të shkatërruara, rreth 150 mijë janë ndërtuar nga diaspora. Ata njëkohësisht kanë vazhduar më kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes remitencave por edhe investimeve që ata kanë filluar t’i bëjnë në vendlindjen e tyre”, ka thënë Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, në raportin e Institutit “Riinvest” thuhet se diaspora shihet si njё aset i madh nga qytetarёt e Kosovёs, dhe shfrytёzimi potenical i saj ёshtё thёnё tё jetё prioritet nga secila Qeveri. Por, pёrdorimi i kёsaj pjese tё popullsisё nuk ka dhёnё rezultate tё prekshme nё integrimin e diasporёs kosovare nё mjedisin ekonomik, politik dhe shoqërora tё Kosovёs.
Duke marrë parasysh rëndësinë e diasporës, Naim Gashi, konsideron se kjo pjesë e shoqërisë duhet të ketë ulëse edhe në Kuvendin e Kosovës, për arsye, siç thotë ai, që përveç kapitalit financiar që ata kanë grumbulluar në vendet e Bashkimit Evropian, ata kanë fituar përvojë profesionale në fusha të ndryshme.
“Diaspora do të duhej t’i kishte ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht Ministria e Diasporës do të duhej të vazhdojë të ekzistojë, por jo vetëm në aspektin e ndërlidhjes, në aspektin gjuhësor – kulturor”.
“Mirëpo, komponenta ekonomike në kuadër të Ministrisë se Diasporës do të duhej të fuqizohet jashtëzakonisht shumë. Për arsye se diaspora jonë ka një potencial të madh dhe ka marrë përvoja të mëdha në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera”, ka thënë Gashi.
Sidoqoftë, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, disa herë kanë potencuar se gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë ka “detyruar” familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit, që t’i ndihmojnë ata duke iu dërguar para.
Sipas anketës se fundit të Fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 29 për qind, kurse e punësimit rreth 30 për qind. /Rel /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre