LAJMI I FUNDIT:

Rreth 1400 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë të vdekur në Serbi

Rreth 1400 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë të vdekur në Serbi

Sipas informacionit më të fundit, 1,384 raste të tjera infeksionit janë konfirmuar në Serbi.

Në 24 orët e fundit, gjithashtu është raportuar se gjashtë persona kanë ndërruar jetë.


Në të gjitha spitalet rajonale serbe aktualisht janë 44 pacientë që po trajtohen me oksigjeno terapi, raporton b92.

Theksojmë se deri më tani 43592 shtetas serb janë infektuar me coronavirus.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë është 809. /Telegrafi/