LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbeu e përdhunoi infermieren, dalin krimet e tjera të shqiptarit në Itali

Rrëmbeu e përdhunoi infermieren, dalin krimet e tjera të shqiptarit në Itali

Gati dosja për shqiptarin 19 vjeç, që në tetor të këtij viti rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në mjet.

Ngjarja ndodhi në Avezzano dhe viktimë e shqiptarit Enriges Kavalli ra një nga infermieret e qendrës “La Crisalide”, e cila më pas rrëfeu edhe tmerrin që përjetoi, teksa shqiptari e lidhi dhe nën kërcënimin e thikës që kishte me vete abuzoi me të seksualisht.


Mediat italiane raportojnë sot se do të jetë profesori Paolo Capri ai që do të deklarojë nëse shqiptari ishte i aftë mendërisht në momentin që ka kryer krimin, shkruan “Panorama”.

Mjeku në fjalë është ngarkuar të analizojë të riun dhe seanca është planifikuar në 12 dhjetor, në burgun në Teramo ku Kavalli po mbahet prej gati një muaji.

Kërkesën e ka bërë mbrojtja, avokati i tij, Gianluca Totani, që pretendon se me këtë përfundim do të lehtësojë pozitën e të arrestuarit.

Por ndërkaq, shqiptari që nuk ishte i panjohur për drejtësinë italiane rezulton se ka qenë edhe më parë i arrestuar për përdhunim.

Në dosjen e tij është shënuar edhe përdhunimi që ai ka kryer kur ka qenë vetëm 16-vjeçar. Në atë kohë ai kishte përdhunuar një punonjëse sociale.

Në kushte të tilla, akuzat në dosjen e shqiptarit janë të rënda, përdhunim me dhunë, përdorim i armës së ftohtë, rrëmbim dhe keqtrajtim personi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori