LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e reja të udhëtimit në BE në kohën e pandemisë së COVID-19, do të përpilohet harta pandemike – do të krijohen katër kategori

Rregullat e reja të udhëtimit në BE në kohën e pandemisë së COVID-19, do të përpilohet harta pandemike – do të krijohen katër kategori

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dje kanë pranuar koordinimin e kushteve të udhëtimit gjatë pandemisë së coronavirusit.

Pajtimi është arritur gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, transmeton Telegrafi.

Kjo nënkupton përpilimin e hartës pandemike të shteteve, bazuar në masat mbrojtëse gjatë udhëtimeve siç është testimi dhe karantinimi.

Unanimisht janë pajtuar se duhet siguruar liria e lëvizjes, transparenca për qytetarët dhe kompanitë dhe të shmanget pritja nëpër radhë të gjata.

E Komisioni Evropian ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke theksuar se qytetarët janë ballafaquar me rregulla të ndryshme dhe informacione të paqarta sa i përket kësaj çështje.

Kjo qasje e re e BE-së nënkupton kritere të përbashkëta për vlerësimin e rrezikut nga infektimi me coronavirus, për çdo shtet dhe rajon.

Pjesëmarrësit e takimit janë pajtuar që rrezikshmëria të vlerësohet bazuar në numrin e personave të testuar në 100 mijë banorë vetëm shtatë ditë para vlerësimit, dhe të atyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu do të merret parasysh edhe numri i rasteve të reja me coronavirus që mund të ndodhin në dy javët e fundit. Shtetet dhe rajonet në hartë do të shënjohen me ngjyrë të gjelbër, portokall të kuqe dhe hiri.

Me të gjelbër do të shënjohen vendet ku numri i rasteve të reja me COVID-19, është më i vogël se 25 në dy javët e fundit. Me ngjyrë portokalli do të shënjohen ato ku numri i rasteve me COVID-19, është më i vogël se 50 në dy javët e fundit. Me  të kuqe shënjohen të gjitha ato vendet ku situata është me e rëndë krahasuar me ato me të gjelbër dhe portokalli.

E vendet për të cilat nuk ka informacione të mjaftueshme për vlerësimin e rrezikshmërisë do të shënjohen me ngjyrë hiri. /Telegrafi/