Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re rregullash që ndryshon mënyrën se si prodhohen telefonat inteligjentë në tregun europian.

Rregulloret e reja, që hyjnë në fuqi gradualisht nga qershori 2025 deri në shkurt 2027, fokusohen te qëndrueshmëria dhe riparueshmëria e pajisjeve.


Kompanitë do të detyrohen të mbajnë pjesë këmbimi të disponueshme për disa vite dhe të mos kufizojnë riparimet nga serviset e pavarura.

Dhe nga viti 2027, telefonat duhet të jenë të dizajnuar në mënyrë që përdoruesit të mund ta zëvendësojnë vetë baterinë në shtëpi me mjete bazike.

Qëllimi kryesor është zgjatja e jetës së pajisjeve dhe ulja e sasisë së mbetjeve elektronike.

Këto masa pritet të ndikojnë ndjeshëm mënyrën se si prodhuesit dizajnojnë telefonat në të ardhmen. /Telegrafi/