LAJMI I FUNDIT:

Rregulla mode të Anna Wintour: Në cilat raste kurrë nuk bën të vishni xhinse, këshilla e tretë do t’ju befasojë!

Rregulla mode të Anna Wintour: Në cilat raste kurrë nuk bën të vishni xhinse, këshilla e tretë do t’ju befasojë!

Redaktorja e famshme e modës, Anna Wintour (69) gëzon famën për femrën më të fuqishme nga bota e modës, ndërkaq këshillat e saj stilistike respektohen dhe vlerësohen pa kundërshtuar

Në gardërobën e saj, si edhe në paraqitjet e saj dominojnë fustanet elegante, bluzat, palltot, si edhe këpucët me taka të larta, transmeton Telegrafi.


Duke pasur parasysh që në mënyrën e tillë të veshjes, rrallëkush do të mund ta imagjinojë në xhinse.

Redaktorja e revistës Vogue ka zbuluar që xhinset me dëshirë i zgjedh dhe dëshiron t’i bartë. Mirëpo, i bart, por kurrë në këto raste.

Pra, me rastin vizitës në Pallatin Backingame dhe të Shtëpisë së Bardhë, si edhe në vende të tjera në të cilat xhinset janë jashtëzakonisht të padëshiruara.

Sikur të kishim respektuar rregullin e tillë në kushtet e njerëzve të zakonshëm kjo do të kuptohej që xhinset kurrë nuk duhet të barten me rastin e vizitave kryetarëve të shteteve dhe familjeve mbretërore dhe në rastet formale afariste apo familjare.

Mirëpo, situata e tretë shumicën goxha e ka befasuar. Anna ka zbuluar që xhinset nuk bën t’i bartni në situatat kur duhet të njiheni me prindërit e të zgjedhurit tuaj.

Natyrisht, menjëherë do të shtrohet pyetja se çfarë të bëjnë nëse mu takimi i parë me vjehrrin potencial dhe vjehrrën potenciale është planifikuar në ndonjë piknik, në natyrë apo në manifestim sportiv?

Ajo këshillon që pantallonat patjetër merren në konsideratë, mirëpo zgjidhni ndonjë model të rehatshëm me këmbë të gjera apo fund-pantallona varësisht nga figura juaj. /Telegrafi/