LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi prekës i Ribery për aksidentin që e la me shenja në fytyrë: Më thoshin isha i shëmtuar, por kjo më ka motivuar në jetë

Rrëfimi prekës i Ribery për aksidentin që e la me shenja në fytyrë: Më thoshin isha i shëmtuar, por kjo më ka motivuar në jetë

Franck Ribery ka treguar për plagët e tij të fëmijërisë që i ka në fytyrë dhe në kokë, duke thënë se i dhanë ‘karakter’ dhe ‘forcë’ gjatë gjithë karrierës së tij në futboll.

35-vjeçari ka folur publikisht rreth traumave të fëmijërisë në një intervistë emocionale për Canal + Sport , ku lojtari ka zbuluar shumëçka nga dhimbjen e fëmijërisë.


Nëse nuk e keni dëgjuar historinë më parë, Ribery kishte pësuar plagë të rëndë në një aksident me makinë në moshën dy vjeçare.

Ai shkoi në spital dhe mori mbi 100 qepje pas një aksidenti në qytetin e tij të lindjes të Boulogne-sur-Mer, në Francë.

Gjatë gjithë fëmijërisë së tij njerëzit do t’ia ngulnin sytë dhe do të bënin me gisht drejt Ribery, duke thënë se sa i shëmtuar ishin me plagët, por francezi e ktheu atë në një gjë pozitive, duke i dhënë forcë vetes.

Shenjat në fytyrën e Franck Ribery. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

“Njerëzit do të thoshin: ‘Shikoni atë që ai ka në fytyrë, shikoni kokën e tij, çfarë është kjo shenjë? Është kaq e shëmtuar’. Kudo që shkoja, njerëzit do të më shikonin”, fillon rrëfimin për Canal + Sport.

“Të gjithë më shikonin, jo sepse isha një njeri i mirë ose sepse emri im është Franck, ose se ishte një futbollist i mirë, por për shkak të shenjës”.

Franck Ribery . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Ata më dhanë karakter dhe forcë, sepse kur je fëmijë dhe ke një shenjë si kjo, nuk është e lehtë. Mënyra se si njerëzit ju shohin, komentet – familja ime ka vuajtur shumë për këtë”.

“Njerëzit që flasin për mua ishin prindërit (e fëmijëve të tjerë), dhe kjo ishte shumë mizore. Por unë kurrë nuk shkoja në qoshe dhe të bërtisja apo qaja, pavarësisht vuajtjeve”, thotë Ribery në rrëfimin e tij.

Hugo Lloris, Franck Ribery dhe Patrice Evra. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ribery po ashtu pohoi në librin e Simon Kuper “Close witht he Giants of the Modern Game” se incidenti motivoi atë në moshë të re.

“Problemi është se unë isha prapa dhe fluturova menjëherë përpara duke e goditur. Në një mënyrë ose tjetrën aksidenti më ndihmoi”.

Franck Ribery ka fituar çdo trofe . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

“Si fëmijë, ai më motivoi. Zoti më dha këtë dallim. Shenjat janë pjesë e imja dhe njerëzit duhet të më pranojnë ashtu si jam”, ishte shprehur Ribery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori