LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi prekës i gjyshes greke, humbi familjen e tani dënohet me 300 euro – deklarohet edhe ministri

Rrëfimi prekës i gjyshes greke, humbi familjen e tani dënohet me 300 euro – deklarohet edhe ministri

Jeta është e treguar e pamëshirshme për gjyshen Maria, 80-vjeçe nga Lamia e Greqisë, për të cilën mediat e atjeshme po raportojnë tash e disa ditë.

Ajo është dënuar me 300 euro, pasi që “pa ndonjë arsye” kishte qëndruar jashtë – duke shkelur masat anti-COVID, transmeton Telegrafi.


Kjo e moshuar tash e disa vite shihet në rrugë duke shitur pemë dhe perime nga kopshti i saj. E policia ishte telefonuar kur një grua pretendoi se gjyshja nuk ka leje për këtë.

Kur policët u shfaqën në vendin e ngjarjes, e dënuan me 300 euro, por opinioni reagoi ashpër – duke detyruar edhe ministrin e Financave, Hristos Stajkuras, të kërkojë anulimin e dënimit.

“Jeta ka qenë e rëndë për mua. Falënderoj të gjithë që më kanë kuptuar dhe qëndruan pranë meje. Nuk dua para. Vajza ime jeton larg me familjen e saj. Nuk e kam askënd afër vetes, po mundohen të bëjë çfarë mundem”, ka porositur Maria.

Ndryshe, gjyshja Maria ka humbur dy fëmijët, dhe më vonë edhe nipin në tri aksidente të ndryshme të komunikacionit. E duke mos mundur të pajtohet me vdekjen e nipit, shkoi në varreza ku piu pesticide.

Por për fat të mirë është gjetur shpejtë dhe dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët në repartin e kujdesit intensiv arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Mjekët i thanë se ilaçi i vetëm është që gjyshja të del jashtë, për të harruar gjithçka që i ka ndodhur e përjetuar.

“Nuk mund të qëndroj në shtëpi. Aty janë fotografitë e gjithë të vdekurve. Nuk i shes këto produkte për shkak të parave, thjesht dua të dal pak jashtë – të shoh njerëz, me shpresën se nuk do të çmendëm”, ka thënë për fund kjo e moshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori