LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për arrestimin e të dënuarit në rastin ‘Badovci’ (Video)

Rrëfimi për arrestimin e të dënuarit në rastin ‘Badovci’ (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin për të dënuarit për terrorizëm dhe trajtimin e tyre nga institucionet kompetente.

Fehmi Musa, i akuzuar në rastin ‘Badovci’, ka treguar para kamerës së “Drejtësia në Kosovë” arrestimin e tij.


“Fillimisht, kam qenë një natë para duke punuar si taksist, puna ime është ajo, si taksi legal me licencë. Rreth orës 2 në mbramje i kam pasur disa telefonata për me shku mi marrë Gazmend Halitin dhe Betim Ibrahimajn. Në telefon më ka thirrë Gazmend Haliti dhe pa ditë, Gazmendin e kam njoftë ma gjatë, është problemi që kur m’kanë thirrë ata, kam shku i kam marrë si taksist, ndërsa të nesërmen kanë ardhur policia, Njësia Speciale nja 200 policë e mu doke vetja në një skenë Hollivudi, ka qenë trishtim, mënyra e qasjes së tyre”, tregon Musa, raporton Kallxo.com.

Musa ka qëndruar në paraburgim për 12 muaj e më pas është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim.

“Pasi kam dalë nga burgu, kam bërë ankesë përmes avokatit dhe lënda është rikthyer prap në rigjykim. Lënda është kthy me 29.05.2018, ma nuk më ka thirrë as prokuroria, as gjykata as policia”, tha ai.

Fehmi Musa, tregon edhe problemet e tjera që kishte përjetuar, ndërsa flet edhe për interesimin e Komunës së Fushë Kosovës.

“Deri më tash, nuk kam pasur, naj interesim, të paktën. Vetë që jam interesuar po jo ata”, thotë Musa.

Fehmi Musa, i akuzuar dhe i dënuar në rastin “Badovci”, rrëfeu se si u arrestua nga ana e policisë në ‘Paradën e Krenarisë’.

Ai tha se kishte dalë si një njeri i thjeshtë në qendër të kryeqytetit, ndërsa thekson faktin se paragjykohet nga dukja e tij.

“Po ua tregoj një rast, po kam qef. Parada e Krenarisë që u mbajt herën e fundit, dola si një qytetar i thjeshtë në qendër, dola me atë mendimin tim, deshta me e sfidu shtetitn, pse më paragjykon mua, pse e paragjykon dukjen time, për çka më paragjykon, pse më thua njeri i rrezikshëm mua pa asnjë element të radikalizmit dhe të rrezikut. Dal unë në qendër, ia jap dy xhiro, më ndalin policia e më arrestojnë më çojnë në stacion më mbajnë katër orë”, tha Musa.