23 vjet më parë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadani, u flijua në Koshare në luftë kundër ushtrisë serbe.
Isni Berisha ishte bashkëluftëtar i Agim Ramadanit me të cilin ishte në front edhe ditën e rënies së heroit Agim Ramadani.
Berisha thotë se ai bashkë me disa të tjerë kishin arritur te Rrasa e Koshares, tri ditë para se të vinte Agim Ramadani.
“Erdhi Agimi me një skuadër dhe kërkoi nga komandanti ynë që t’i bashkohemi edhe 5 luftëtarë. Ne ju bashkëngjitëm Agimit pa na kërkuar fare eprori ynë që e kishim deri në ato momente. Agimi kishte një njësi me vete dhe së bashku vazhduam rrugën. Është interesante se kur arritëm te përroi, Agimi na pyeti nëse kemi ngrënë bukë. Pra në atë situatë në pyeti për bukë. Dikush tha po, e dikush jo. Na pyeti nëse kemi me vete bukë, dikush kishim e dikush jo. Ai ka nxjerrë një bukë nga çanta dhe me dorë na ka ndarë çdonjërit nga pak. Pasi kemi ngrënë kemi vazhduar në të majtë”, rrëfen Berisha momentet e para të njohjes me Agim Ramadanin.
Ish-ushtari i UÇK-së thotë se pasi hasën serbët grupi që udhëhiqte Agim Ramadani është ndarë në dy grupe më të vogla.
“Kur kemi arritur te pishat e vogla, Agimi ka vërejtur lëvizjet e serbëve. Në atë moment ai ka urdhëruar dy ushtarë që të hipin në pisha dhe të vëzhgojnë situatën poshtë. Agimi është konsultuar me Komandant Kobrën dhe më pas ushtarët jemi ndarë në dysh. Njëri grup ka shkuar me Kobrën dhe tjetri kemi vazhduar me të”, shtoi tutje Berisha, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se për shkak të borës së madhe nuk ka pasur mundësi të hapen llogore.
“Jemi pozicionuar si kemi mundur pranë disa pishave, pasi nuk ka pasur mundësi për të hapur istikame pasi ishte borë e madhe. Luftimet tashmë kishin filluar”.
Isni Berisha thotë se Agimi ra në front duke u kujdesur për një ushtar.
“Agimi ishte strateg i madh. Nuk kam njohur më të mirë se ai. Agimi na ka pozicionuar sipas mundësive që kishte. Një ushtar ka menduar se nuk ka qenë i pozicionuar mirë dhe ka lëvizur pozicion. Në atë moment ai është gjuajtur nga serbët dhe ka rënë në borë. Komandanti (Agimi) është ngritur në këmbë për të parë a e ka kapur plumbi ushtarin. Ushtarin nuk e kishte kapur plumbi, por në atë moment Agimin e kapi plumbi në bark dhe ra në tokë pa pasur ndonjë bisedë apo komunikim me ne. Luftimet kanë vazhduar me më shumë intensitet dhe tek në mbrëmje e kemi tërhequr trupin e komandantit”.
Ai thotë se gjysma e ushtarëve nuk e kanë kuptuar deri vonë për rënien e Agim Ramadanit, derisa thotw se pos komandantit ai njësit nuk kishte pasur asnjë humbje njerëzore./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80