LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dhimbshëm i futbollistit të Kosovës, Sinan Bytyqi: Problemet në zemër më detyruan ta ndërpresë karrierën, tani jam i lumtur me punën time te City

Rrëfimi i dhimbshëm i futbollistit të Kosovës, Sinan Bytyqi: Problemet në zemër më detyruan ta ndërpresë karrierën, tani jam i lumtur me punën time te City

U huazua nga Manchester City në Go Ahed Eagles në kampionatin holandez dhe gjërat për të po shkonin mjaftë mirë.

Ai filloi me asistime në Eredivisie dhe ishte ndër lojtarët e rinj më të pëlqyer nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Por djaloshi 22-vjeçar u detyrua të ndalet duke luajtur futboll pasi kishte mësuar se kishte një problem në zemrën e tij.

Bytyqi kishte kardiomyapti në zemër që do të thotë se një muskul i zemrës ishte zgjeruar duke krijuar dëmtime funksionale të zemrës.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Në një rrëfim ekskluziv për ‘Daily Mail’, ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për sëmundjen e tij.

“Shkova në klub dhe nuk ishin trajnerët, menaxherët dhe as doktorët. Mendoja me vete se çfarë është duke ndodhur”.

“Erdhi menaxheri i klubit dhe nxori një copë letre dhe më tha se kanë gjetur diçka në testin tim të monitorimit të zemrës në Manchester dhe un duhej të kthehesha në Angli”.

Bytyqi sa ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt duke festuar një nga golat e shumtë të tij

“Ai më tha se është një kusht që duhet të ndaloja duke luajtur futboll dhe kjo ishte tejet e dhimbshme për mua”, u shpreh Bytyqi.

Prizrenasi kujton se si mori lajmin në Angli se nuk do të mund të luaj më futboll.

“Ata më than se nëse do të vazhdoja të luaja do të mund të ndalonte zemra ime dhe nëse pushoja atëherë do të kisha një shans më të mirë”, kujton Bytyqi i emocionuar.

Bytyqi u grumbullua shpesherë me ekipin e parë për tu stërvitur

22-vjeçari u detyrua të ndalej të luaj futboll në fund të vitit të kaluar pas problemeve në zemër, por ai e mbajti fshehur këtë gjë dhe e dinin vetëm familjarët dhe miqtë e tij përpos krerëve të dy klubeve të cilët nuk kishin zbuluar asgjë për publikun.

Bytyqi iu bashkua skuadrës angleze Manchester City nga ajo austriake Admira U18, dhe dy herë u huazua në Holandë, njëherë në Cambur dhe një tjetër në Go Ahead Eagles.

Huazimi i parë për talentin kosovar ishte në Holandë tek Cambur

Por edhe pse u detyrua të largohej nga futbolli, Manchester City nuk e ka lënë në balt lojtarin pasi i ka qëndruar afër duke mos ia prishur kontratën që skadon në qershor të vitit 2019.

“Txiki Begiristain më tha se klubi nuk do të ma prishë kontratën dhe se do të qëndronin pranë meje çfarëdo që unë do të vendosja”, u shpreh Bytyqi.

22-vjeçari për disa muaj veshi edhe fanellën e Go Ahed Eagles në Eredivisie

“Ndjeja shumë përgjegjësi pasi po i leja njerëzit e mijë në Kosovë në baltë të cilët besuan shumë në mua. Atje nuk ka shumë futbollistë dhe shpresonin tek unë. Nëse do të shkoni në fshatin tim në Prizren do t’i shihni të afërmit e mijë me fanellat që ia kisha dhuruar të Cityt”, vazhdoi tutje Bytyqi.

Por sipas Sinanit, shëndeti ishte në rend të parë dhe ai u detyrua ta lë futbollin.

“Shëndeti ishte primar për mua. Gjithçka çfarë doja ishte të luaja futboll”, thotë Sinani i dëshpëruar.

Manchester City i qëndruan afër shtetasit kosovar dhe i ofruan një punë për t’i mbikëqyrur lojtarët e huazuar.

Bytyqi me fanellën e Austrisë U21 në një ndeshje ndaj Gjermanisë

“Tixki më tha se e bëra vendimin e duhur kur ndalova të luaja futboll dhe më pyeti se çfarë dua të bëjë në të ardhmen. I tregova se doja të isha pjesë e klubit dhe ai më propozoi për të hapur një dyqan në stadium”.

“Por pastaj fola me Fergal Harkin i cili më tha të jep pjesë e ekipit të tij për t’i mbikëqyrur lojtarët e huazuar nga City në klubet tjera”.

22-vjeçari ka treguar saktësisht se çfarë pune bënë tek City.

Sinan Bytyqi, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli në grumbullim me Përfaqësuesen e Kosovës

“Unë i shikoj lojtarët e huazuar, i siguroj raportet e tyre për klubin dhe i mbështes ata pasi edhe vet kam qenë i huazuar dy herë”, u shpreh Bytyqi.

Javën e kaluar ai ishte në Spanjë, në Girona ku shikoi pesë lojtarët e talentuar të Cityt që janë tyë huazuar në klubin spanjoll, Pablo Maffeo, Aleix Garcia, Douglas Ruiz, Marlos Moreno dhe Olarewaju Kayode.

“Nuk mund ta ndryshoj të djeshmen, por mund ta ndryshoj të nesërmen. Unë shkoj në shtëpi dhe qaj, ose shkoj tutje duke tejkaluar atë që ka ndodhur”.

Djaloshi tani është mirë dhe ka një punë të mirë tek Manchester City

Krejt në fund Bytyqi e ka falënderuar klubin e Manchester Cityt për mundësinë e dhënë.

“Unë dua ta falënderoj klubin që më ka dhënë një tjetër shans. Unë jam shumë me fat”, ka përfunduar Bytyqi.

Kujtojmë që sulmuesi i talentuar u grumbullua edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e para, por nuk kishte rastin të debutoj.

Ai më parë ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Austrisë nga U15 deri më U21 duke shënuar 12 gola me fanellën bardh e kuq.

Largimi i tij nga futbolli është një humbje e madhe për Përfaqësuesen tonë, por e rëndësishme është që djaloshi është mirë tani me shëndet dhe i urojmë më të mirën në jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori