LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet për herë të parë, zyrtari i vetëm serb që nënshkroi ekstradimin e Millosheviçit në Hagë

Rrëfehet për herë të parë, zyrtari i vetëm serb që nënshkroi ekstradimin e Millosheviçit në Hagë

Nesër është përvjetori i vdekjes së Sllobodan Millosheviqit, por ekstradimi i tij në Tribunalin e Hagës, sipas medieve serbe, ende paraqet një precedent, i cili është bërë nga Qeveria e kryesuar atëbotë nga Zoran Gjingjiq.

Reklama

“Unë kam qenë vetëm një shërbyes i cili ka respektuar vendimin e Qeverisë. Unë jetoj me një ‘shenjë’ që ka të bëjë me rolin tim vendimtar në këtë çështje”, thotë Dragan Vuliq, ish-zëvendësministri i Drejtësisë së Serbisë, i cili kishte nënshkruar vendimin për ekstradimin e ish-presidentit të RFJ-së në Hagë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, Vuliç këtë histori e rrëfen për herë të parë, pas 15 vitesh dhe në prag të 10-vjetorit të vdekjes së Millosheviqit, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto vite, thotë ai, jeton me një “shenjë”, sepse dikush është duke u përpjekur për të paraqitur rolin e tij, si kryesorin në ekstradimin e Millosheviçit.

“Unë kam qenë i vetmi zyrtar që nënshkroi urdhrin për të vepruar në bazë të dokumenteve të Qeverisë së Serbisë. Kush jam unë që të vendosja për ekstradimin e Millosheviqit? Akti i nënshkrimit ka qenë i natyrës teknike”, argumenton ai, përcjellin mediat serbe.

Vuliq thotë se ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Vlladan Batiç, nuk e kishte nënshkruar dokumentin, sepse ai ishte në një intervenim kirurgjik, transmeton Telegrafi.

Me një vendim të Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Zoran Gjinxhiç, më 28 qershor të vitit 2001, Vuliç kishte hartuar një dokument, në të cilën ai kërkoi që guvernatori i Burgut Qendror, Dragisa Blanusha, nga paraburgimi tua dorëzojë ish-presidentin Millosheviq, përfaqësuesve të Tribunalit të Hagës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Botë
NASA hapi sondën me mostra të një asteroidi të rrezikshëm, çfarë gjetën në të shkencëtarët

NASA hapi sondën me mostra të një asteroidi të rrezikshëm, çfarë gjetën në të shkencëtarët

Botë
Pamjet tronditëse tregojnë vajzën 3-vjeçare duke qëlluar veten në Miami

Pamjet tronditëse tregojnë vajzën 3-vjeçare duke qëlluar veten në Miami

Amerika
Rusia humbi 320 ushtarë vetëm ditën e fundit – Ukraina publikon edhe humbjet ruse në përgjithësi

Rusia humbi 320 ushtarë vetëm ditën e fundit – Ukraina publikon edhe humbjet ruse në përgjithësi

Botë
Bullgaria dërgon raketa S-300 në Ukrainë

Bullgaria dërgon raketa S-300 në Ukrainë

Evropa
Moska publikon intervistën me admiralin

Moska publikon intervistën me admiralin "e vdekur"

Botë
Kalo në kategori