LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani: Vetëm nëse vazhdojmë në këtë mënyrë arrijmë te titulli

Rrahmani: Vetëm nëse vazhdojmë në këtë mënyrë arrijmë te titulli

Amir Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në aspektin personal këtë edicion.

Mbrojtësi kosovar është lider i Napolit në repartin e mbrojtjes, teksa skuadra e tij ka marshuar drejt titutllit kampion në Serie A.


Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Napoli e sheh vetën në krye të Serie A me 56 pikë, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt Interi.

Pas fitores në udhëtim te Spezia, Rrahmani ka folur për Dazn duke thënë se janë duke zhvilluar një sezon të mirë, por që ende nuk ka vend për eufori pasi duhet të jenë të fokusuar deri në fund.

“Po zhvillojmë një sezon shumë të mirë, por ka ende rrugë dhe shpresoj të bëjmë mirë deri në fund”.

“E dimë që rruga është shumë e gjatë dhe sa ndeshje e sa pikë mungojnë. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë. Atmosfera që përjetojmë është e bukur, por është edhe e vështirë. Njerëzit presin gjithmonë rezultate pozitive dhe fitore. Nuk mund të ndodhë gjithmonë, ndonjë pikë edhe do ta humbasim”, tha Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës foli edhe për lëndimin e pësuar në fillim të sezonit si dhe besimin që ka trajneri Luciano Spalletti në të.

“Kam pasur një lëndim të rëndë dhe për fat u ktheva mirë. Trajneri më besoi, kishte guximin të më aktivizonte menjëherë në fushën e lojës. Seriozisht te ne nuk ka titullar, nëse dikush mungon ka të tjerë që mund t’i zëvendësojnë”, u shpreh Rrahmani.

28-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Napolit, teksa këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori