LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Pejë, dy të rinj përfundojnë në spital

Rrahje në Pejë, dy të rinj përfundojnë në spital
Foto: Ilustrim

Dy të rinj kanë përfunduar në spital nga lëndimet e marra, si pasojë e një përleshje fizike, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Stacionin e Autobusëve në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot  rreth orës 17:18 ka pranuar informatën se në Stacionin e Autobusëve në Pejë është një rrahje.


“Patrullat policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima m/k/sh të cilët menjëherë me autoambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Sipas Policisë, viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

“Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në kokë, pas tretmanit mjekësor  është liruar nga spitali”.

Hetuesit policor janë duke punuar intensivisht në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori