Rrahje në fshatin Milloshevë të Obiliqit, lëndohen dy persona


Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9:20 në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy personat kanë pësuar lëndime të lehta.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































