LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen edhe zyrtarët policorë

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen edhe zyrtarët policorë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rrahje, që ishte duke ndodhur,  pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë hasur në rezistencë aktive nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër mashkull kosovar – i mitur, i revoltuar (për arrestimin e të dyshuarit) ka dëmtuar  veturën zyrtare duke e goditur me këmbë.


Si pasojë, gjatë ballafaqimit zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta, dhe po ashtu lëndime ka pësuar edhe viktima mashkull kosovar i cili është ballafaquar me të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/