LAJMI I FUNDIT:

Rrahet brutalisht nga dy vajza, pasi ndërhyri për të mbrojtur mikun e tij me autizëm (Foto/Video, +18)

Rrahet brutalisht nga dy vajza, pasi ndërhyri për të mbrojtur mikun e tij me autizëm (Foto/Video, +18)

Videoja shokuese, ku shfaqen dy vajza duke sulmuar ashpër një djalosh të ri të cilin vazhdimisht e godasin në kokë, është bërë virale në internet.

Por gjesti heroik i 14-vjeqarit Jake Andrews, i cili ndërhyri për të mbrojtur mikun e tij me autizëm, është parë nga komentuesit si një gjest që rrallëkush e bën, transmeton Telegrafi.


Rrahje 2

Miku i djaloshit me autizëm dukej se nuk e pranoi mirë faktin se vajzat po e kërcënonin të gjorin, dhe kështu vendosi të ndërhyjë duke u përfshirë në një rrahje brutale.

Rrahje 3

Edhe pse mundohej të qetësonte situatën, vajzat iu vërsulën atij duke e akuzuar se pse po e mbron djaloshin, i cili sipas tyre i kishte filmuar me telefon pa lejen e tyre.

Rrahje 4

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Brisstol, kurse autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se janë vënë në ndjekje të vajzave, që ushtrojnë dhunë fizike ndaj djaloshit që i doli në ndihmë mikut të tij me autizëm. /Telegrafi/