Michael Roth, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe shkëmbim të përvojave parlamentare.
Në një postim në rrjetin X, Roth ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm.
“Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund tani. Serbia dhe Kosova duhet të veprojnë në mënyrë më konstruktive për të çuar përpara procesin e normalizimit. Populli i Kosovës meriton paqe”, ka shkruar ai.
Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca e ka quajtur një takim shumë pozitiv me kryetarin Michael Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut.
“Biseduam për zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për shkëmbim të përvojave parlamentare dhe mënyrat për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve tashmë të forta dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social X.
Very positive mtg w/the Chairman @MiRo_SPD & members of @Bundestag’s Foreign Affairs Committee.Talked about recent security developments, opportunities for exchange of parliamentary experiences & ways to continue to deepen the already strong bilateral relationship between 🇽🇰&🇩🇪. pic.twitter.com/ZScXqRjYbg
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 10, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe