LAJMI I FUNDIT:

Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova bëjnë historinë

Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova bëjnë historinë

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Rotary për të mos u ndarë më kurrë. Një ditë e shënuar dhe arritje e jashtëzakonshme.

Bordi i Rotary International në takimin e rregullt të muajit Prill, të mbajtur në Evanston, SHBA, mori vendimin final për bashkimin e Rotarianëve nga Kosova dhe Shqipëria në Distriktin Rotary, D-2485.


Kjo është një ditë historike dhe kurorëzim i punës 30 vjeçare të Rotarianëve nga Shqipëria dhe punës 20 vjeçare të Rotarianëve Kosovar.

“Urime për të gjithë Rotarianët, njëherit ftesë për të gjithë liderët në biznes dhe profesion në të gjitha qytetet në Shqipëri dhe Kosovë, që të lajmërohen në Klubin Rotary në qytetin e tyre dhe të bashkohen me organizatën më të madhe shërbyese në botë.

Çka është Rotary dhe si u bë Kosova pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, flet rotariani Neshad Asllani
Lexo po ashtu Çka është Rotary dhe si u bë Kosova pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, flet rotariani Neshad Asllani

Rotary është organizatë e mrekullueshme dhe ne jemi pjesë e kësaj mrekullie. Miq të dashur Rotarian, na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/