LAJMI I FUNDIT:

Roshi shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq

Roshi shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq

Mesfushori shqiptar, Odise Roshi e ka nisur mbarë vitin 2018 me skuadrën e tij Akhmat Grozny.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar në ndeshjen miqësore që Grozny e zhvilloi ndaj skuadrës hungareze Honved.


Roshi ishte protagonist absolut në këtë sfidë pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 37-të.

E në momentin që Honved barazuan rezultatin kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer mesfushorit shqiptar.

Roshi u përplas me sulmuesin italian Davide Lanzafame dhe gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq të dy futbollistët.

Gjithsesi forma e mirë e Roshit është një sinjal se ai do të jetë titullar edhe në kampionat.

Anësori nga Fieri ka luajtur si titullar edhe në dy ndeshjet tjera miqësore që Akhmat i zhvilloi ndaj Zalgiris dhe Slavia Sofia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori