Artistja e njohur, Ronela Hajati po merr vëmendje të madhe në paraqitjet e saj gjatë provave për "Eurovision 2022".

Teksa ditë më parë u komentua për censurimin e një fotografie nga faqja zyrtare në Instagram e "Eurovision" gjatë provave të para në Torino, sot (e mërkurë) Ronela ishte në fokus me një tjetër paraqitje.


Këngëtarja shqiptare e njohur për stilin e saj të veçantë të veshjes, me të tillë është shfaqur edhe gjatë konferencës për media.

279643417 3236592266588197 5352460490763128124 n Foto: Ronela Hajati në Eurovision

Me një fustan me ngjyrë të bardhë dhe të gjatë, Ronela përshtati veshjen me një kapele unike e cila karakterizohej me rruaza të lëshuara sipër, ndërsa përfundoi pamjen me një palë atlete dhe aksesor.

279760834 665394797863730 6961117805106804730 n

Ndërkaq, rikujtojmë që  Ardit Çuni i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në "Eurovision" më parë tha se përkundër censurimit të fotos performanca e Ronelës nuk do të ndryshohet.

Përndryshe, Ronela përfaqëson Shqipërinë me këngën "Sekret" dhe do të jetë e para në natë e parë gjysmëfinale që performon. /Telegrafi/

Screenshot 2022 05 04 153611 Foto: Ronela Hajati në Eurovision

279671681 5441445355887402 2771791166839568786 n Foto: Ronela Hajati në Eurovision