Cristiano Ronaldo ka gjetur një të dashur të re dhe ajo quhet Nikoleta Lozanova.

Superylli i Real Madridit është njoftuar me bukuroshen bullgare në rrjetet sociale dhe pastaj ka nisur lidhjen me të.


Mediat në Bullgari raportojnë se modelja e viziton rregullisht portugezin në Madrid.

Historia e Nikoletas me sportistët është e gjatë. Ajo në të kaluarën ka qenë e martuar me ish-sulmuesin e Juventusit dhe Manchester Cityt, Valeri Bojinov.

Njëherësh thuhet se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së yjeve të tenisit, Maria Sharapova dhe Grigor Dimitrov.

Ronaldo ka qenë në një lidhje pesëvjeçare me rusen, Irina Shayk, me të cilën u nda në vitin 2015. /Telegrafi/