LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo, Ibrahimovic dhe Beckham: 10 lojtarë që zotërojnë aksione në klubet e futbollit

Ronaldo, Ibrahimovic dhe Beckham: 10 lojtarë që zotërojnë aksione në klubet e futbollit

Cesc Fabregas e ka zgjatur karrierën e tij të shquar duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën e Serie B, Como 1907, duke rënë gjithashtu dakord të blejë disa aksione në klub. Por, spanjolli është vetëm njëri nga shumë emrat e njohur të futbollit që janë aksionarë në klube të ndryshime.

Mesfushori njihet si njëri nga më të mirët në shekullin e 21-të për bëmat e tij mahnitëse me Arsenalin, Barcelonën, Chelsean dhe sigurisht kombëtaren spanjolle, me të cilën ai fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.


Por, pas një magjie me AS Monaco në Ligue 1, Fabregas tani ka konfirmuar se do të luajë futbollin e tij në kategorinë e dytë italiane këtë sezon me Como, drejtor i të cilit është legjenda e Chelseat, Dennis Wise.

Fabregas jo vetëm që do të luajë futboll në rajonin e bukur të Italisë, ai gjithashtu ka rënë dakord të bëhet pjesë e pronësi të skuadrës.

Pas kontratës dyvjeçare, Fabregas: Como ishte projekt më i mirë se MLS
Lexo po ashtu Pas kontratës dyvjeçare, Fabregas: Como ishte projekt më i mirë se MLS

Megjithatë, legjenda spanjolle nuk është lojtari i vetëm që ka investuar në klube futbollit dhe që zotëron aksione, pasi para tij ka shumë emra të njohur që kanë ndërmarr veprime të njëjta.

Faqja sportive GivemeSport ka publikuar një listë të emrash të njohur të futbollit në të kaluarën, por edhe atyre që janë ende aktiv, që kanë investuar dhe kanë nën pronësi klube futbolli.

Gjenerata 92’ e Man Utd – Salford City

Shumica e tifozëve anglezë të futbollit janë të vetëdijshëm që ‘gjenerata 92’ e Manchester Unitedit kanë nën pronësi klubin Salford City.

Që kur morën drejtimin e klubit në vitin 2014, Gary dhe Phil Neville, Paul Scholes, David Beckham, Nicky Butt dhe Ryan Giggs – kanë arritur ta çojnë Salfordin në një klub profesionist, tani në Ligën e Dytë.

Gerard Pique – FC Andorra

Pique bleu FC Andorra në 2018 përmes biznesit të tij Kosmos Holding Group. Ata luajnë në sistemin e futbollit spanjoll pavarësisht se zyrtarisht janë një ekip nga principata e Andorrës, duke e bërë historinë e tyre tepër unike.

Që kur mbrojtësi legjendar mori përsipër pronësinë e klubit, Andorra është ngjitur në rangun e futbollit spanjoll dhe këtë sezon do të luajë në nivelin e dytë për herë të parë ndonjëherë.

Zlatan Ibrahimovic – Hammarby

I themeluar në vitin 1915, klubi me bazë në Stokholm, Hammarby, ka fituar një herë ligën elitare suedeze. U njoftua se Ibrahimovic kishte blerë 23.5 për qind të aksioneve të klubit në vitin 2019.

Hammarby fitoi Svenska Cupen 2020/21 dhe ka luajtur në garat evropiane në kohën që Ibrahimovic ka qenë i përfshirë, por ende po luftojnë që suksesi i tyre i sapo-gjetur të qëndrojë më i qëndrueshëm.

David Beckham – Inter Miami

Përveç si bashkëpronar i Salford City, Beckham zotëron klubin e MLS, Inter Miami. Ai negocioi me MLS që kur nënshkroi për LA Galaxy më 2007.

Klubi i Beckham tashmë ka filluar garat në kampionatin elitar amerikan.

Didier Drogba – Phoenix Rising FC

Beckham frymëzoi një brez lojtarësh elitar që të dilnin dhe të provonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I tillë është edhe Drogba që ka investuar si pronar te klubi Phoenix Rising FC në vitin 2017, por që ende nuk e kanë arritur inkuadrimin në MLS.

Jamie Vardy – Rochester New York FC

Gjithçka në lidhje me këtë është e çuditshme. Vardy po investon në futbollin e nivelit të ulët të Amerikës, pasi Rochester Neë York është në pauzë nga 2017 në 2023?

Pas një riemërtimi nga Rochester Rhinos në vitin 2021 pas përpjekjes së dështuar të klubit për t’u bashkuar me USL League One, financimi u sigurua pasi Vardy erdhi në bord duke blerë aksione në klub dhe tashmë klubi është ringjallur. RNYFC është vendosur të garojë në ligën inauguruese MLS Next Pro.

Paolo Maldini – Miami FC

Kompletimi i grupit tonë të futbollistëve që investojnë në ShBA është Maldini, i cili e kaloi gjithë karrierën e tij me AC Milan, por që atëherë ka investuar në Miami FC.

Pa ndonjë lidhje me klubin e Beckhamit, Miami FC u themelua më 2015 dhe luan në Kampionatin USL. Me sa është rritur futbolli amerikan, investimi në ekipe në divizione më të ulëta duket të jetë opsioni më i arsyeshëm për momentin.

Ronaldo – Real Valladolid dhe Cruzeiro

Njëri nga lojtarët më ikonik të futbollit ka ngecur në lojë dhe ka bërë një ndikim të madh. Ronaldo investoi në Valladolid në vitin 2018, duke u bërë pronar i shumicës duke blerë 51 për qind të aksioneve.

Ai aktualisht shërben si President i skuadrës së La Ligës dhe zgjeroi pronësinë e tij në vitin 2021 duke blerë aksione në skuadrën braziliane Cruzeiro – klubi i tij i fëmijërisë.

Hector Bellerin – Forest Green Rovers

Bellerin është bërë i njohur për interesat e tij të vazhdueshme në mjedisin dhe qëndrueshmërinë, ndërsa ai është rritur gjatë viteve. Dhe ndërsa duket se ai mund të largohet nga Arsenali, ai do të mbajë rrënjët në Angli pasi është bashkëpronar i klubit Forest Green Rovers në League One.

Mbrojtësi spanjoll u bë aksionari i dytë më i madh i klubit në vitin 2020.

Cesar Azpilicueta – Hashtag United

Në fund të listës është Azpilicueta, e cila ka shkuar në një drejtim krejtësisht të ndryshëm nga shumica dhe ka investuar në Hashtag United – një klub që u themelua nga YouTuber Spencer FC.

Hashtag filloi si një ekip që vetëm luante lojëra në YouTube, por që atëherë ka shpërthyer plotësisht. Ata tani janë një klub gjysmë profesional dhe kanë luajtur në FA Cup. Të dëgjosh se Azpilicueta ka qenë bashkëpronarë në klub që nga viti 2018 është padyshim një fakt intrigues.

/Telegrafi/