LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregon se nuk i ka blerë djalit të tij gati 12 vjeçar një telefon: Nuk duhet të jemi të fiksuar pas teknologjisë

Ronaldo tregon se nuk i ka blerë djalit të tij gati 12 vjeçar një telefon: Nuk duhet të jemi të fiksuar pas teknologjisë

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se nuk i ka dhënë ende një celular djalit të tij Cristiano Jr, sepse nuk dëshiron që ai të bëhet ‘i fiksuar pas teknologjisë’ që në moshë të re.

Futbollisti, 36 vjeç, foli për ndikimin e teknologjisë në Al Wasl Plaza në Dubai pasi mori çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të ‘Globe Soccer’ dhe pranoi se brezi i ri ka një afinitet më të madh me pajisjet.


Ai tha: “Patjetër që ndihmon shumë. Më ndihmoi mua dhe njerëzit këtu, gjithë botën, dhe mendoj se duhet të përfitojmë nga kjo, por nuk duhet të jemi të fiksuar pas saj”, shkruan DailyMail.

“Për shembull, mund t’ju jap një përshtypje të vogël. Fëmija im më i madh do të bëhet së shpejti 12 vjeç dhe më pyet çdo herë: ‘Babi, a mund të kem një telefon, a mund të kem një telefon, a mund të kem një telefon?’”.

“Unë i them atij: ‘Cristiano, ke kohë’”, tha portugezi.

Cristiano Ronaldo ndriçon Burj Khalifën me imazhin dhe urimin e përzemërt për Georginën në ditëlindjen e saj të 28-të
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo ndriçon Burj Khalifën me imazhin dhe urimin e përzemërt për Georginën në ditëlindjen e saj të 28-të

“Unë e di gjithashtu se ky brez i ri është një hap përpara moshës së tyre, kështu që jam dakord që ne duhet të përfitojmë nga kjo, por jo të jemi të fiksuar pas teknologjisë”.

“Jepini atyre pak nga teknologjia, por me një periudhë kohe, mos u jepni gjithë kohën. Unë mendoj se kjo është pika kryesore këtu”.

Në vitin 2017, Ronaldo refuzoi gjithashtu kërkesat e djalit të tij për një telefon, duke thënë se nuk donte t’i jepte atij përshtypjen se ishte e lehtë të merrte atë që donte.
Në atë kohë ai tha: “Junior është shumë i lumtur dhe thotë se dëshiron më shumë vëllezër dhe motra, ai dëshiron shtatë”.

“I kërkoj që të presë për të ardhmen. Një ditë, Junior më kërkoi një iPhone për të më telefonuar, por unë i thashë jo. Nëse ai dëshiron të më telefonojë duhet të më thërrasë përmes gjyshes së tij”.

“Dua t’i transmetoj djalit tim idenë se nuk është e lehtë të marrësh gjithçka që dëshiron. Arsimi është gjëja më e mirë që mund t’i jepja”, thotë futbollisti me famë globale.

Cristiano Jr, i njohur nofkën Cristianinho, mbush 12 vjeç në qershor dhe lindi nga një nënë surrogate anonime përpara se babai i tij futbollist të takonte partneren aktuale Georgina Rodriguez.

Georgina aktualisht është shtatzënë në muajin e gjashtë me binjakët e Ronaldos dhe çifti zbuloi muajin e kaluar se janë në pritje të një djali dhe një vajze.

Futbollisti profesionist ndau lajmin e gëzuar me fansat në Instagram muajin e kaluar dhe tha se “zemrat e tyre ishin plot dashuri”.

Ronaldo, i cili do të mirëpresë në jetë fëmijën e tij të dytë dhe të tretë me Georginën, shkroi: “Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë”.

Ronaldo po kalon pushimet ndërkombëtare në Dubai me familjen e tij dhe u pa duke festuar ditëlindjen e Georginës në një restorant me pamje nga ndërtesa më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Ai shpenzoi mijëra euro për të ndriçuar horizontin e Dubait me një mesazh ‘gëzuar ditëlindjen’ për partneren e tij.

Kulla historike ndryshoi ngjyrë përpara se të përfundonte me mesazhin “Gëzuar ditëlindjen Gio” me shkronja gjigante të bardha sipër një fotoje të bukuroshes.

Partnerja e Ronaldos u lajmërua në Instagram për të ndarë me ndjekësit disa fotografi nga mbrëmja e veçantë, ku shkroi: “Kështu përfundon kjo ditë emocionuese. Unë jam pa fjalë. Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit Cristiano. Nuk mund të më bësh çdo ditë më të lumtur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori