LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ‘sulmon’ Islandën, ata ia kthejnë me Messin

Ronaldo ‘sulmon’ Islandën, ata ia kthejnë me Messin

Ronaldo pas ndeshjes kundër Islandës kishte thënë se nuk i ka kuptuat islandezët pse gëzoheshin sikurse e kanë fituar kampionatin.

Kjo është hera e parë që Islanda merr pjesë në Kampionatin Evropian dhe kundër Portugalisë, shënuan golin e parë historik dhe morën pikën e parë.


Kjo ishte arsyeja se pse islandezët gëzonin pas ndeshjes, por kjo nuk i kishte pëlqyer Ronaldos.

Portugezi kishte thënë se nuk e ka kuptuar nëse Islanda ka fituar kampionatin.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të Malmos, Kari Arnason.

“Komentet e tij tregojnë se pse Messi është gjithmonë një hap para tij”, ka thënë Kari Arnason. /Telegrafi/