LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shpallet Lojtari më i Mirë në Evropë nga UEFA

Ronaldo shpallet Lojtari më i Mirë në Evropë nga UEFA

Ylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin Lojtari më i Mirë në Evropë që ndahet nga UEFA.

Portugezi doli fitues përballë dy yjeve të Bayern Munichut, mesfushorit Arjen Robben dhe portierit Manunel Neuer.

Kjo ishte hera e parë që ylli i Realit e fiton këtë çmim, edhe pse ka fituar shumë çmime të tjera.


Ronaldo aktualisht mban edhe epitetin e Lojtarit më të Mirë në Botë, pasi sezonin e kaluar fitoi FIFA Topin e Artë, trofe që ndahet nga institucioni më i lartë në botë i futbollit, FIFA.