Cristiano Ronaldo nuk ka të ardhme te Manchester United pas krisjes së marrëdhënieve me trajnerin Erik Ten Hag.

Sulmuesi portugez u përjashtua për derbin ndaj Chelseat, pasi në mesjavë nuk pranoi të futej në lojë ndaj Tottenham Hotspur.


E ardhmja e Ronaldos është larg United, por jo edhe larg kampionatit anglez Ligës Premier.

Sunday World ka raportuar se Chelsea ka ngjallur interesimin për portugezin i cili ishte shumë afër t'i bashkohej londinezëve edhe në afatin kalimtar të verës.

Ronaldo1

Ishte tanimë ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchell që refuzoi mundësinë të nënshkruante me Ronaldon pasi i tha klubit se portugezi nuk është në planet e tij.

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly e pëlqen shumë luzitanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shikojnë mundësinë të nënshkruajnë me të qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ten Hag Ronaldo 1

Chelsea ka nevojë për një sulmues dhe Ronaldo mund t'i garantojë shumë gola londinezëve për t'i arritur objektivat.

Gjithashtu dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve janë ndër klubet e pakta që mund t'i përmbushin kërkesat financiare të portugezit.

United është gati ta prishë kontratën e Ronaldos vetëm e vetëm që të heqë barrën nga paga e majme e tij prej 25 milionë eurove në vit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app