LAJMI I FUNDIT:

Rona Nishliu anëtare e jurisë në “The Voice of Albania 6”

Rona Nishliu anëtare e jurisë në “The Voice of Albania 6”

Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”. Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj.

Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu, korri sukses ndërkombëtar në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Kjo këngë, me tekst të shkruar nga vetë Nishliu, është vlerësuar nga kritikët e të përditshmeve më në zë evropiane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Corriere della Sera”, “Metro”, e të tjera.


Kënga është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke u kënduar në disa kompeticione rajonale në Bullgari, Rumani, Malte, e deri tek “The Voice” në Ukrainë.

Nishliu shpesh ka përdorur fuqinë e saj artistike në mbështetje të kauzave të ndryshme humanitare. Ajo është pjesë e një projekti në Kosovë kundër dhunës gjinore, temë për të cilën ka dhe një këngë.

Gjithashtu prej disa viteve ka dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Në vitin 2014, Nishliu ishte e ftuar në koncertin e organizuar në kryeqytetin e Serbisë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, ku emocionoi të pranishmit duke kënduar shqip.

Duartrokitjet e tej zgjatura për të, konfirmuan se Rona Nishliu është vërtetë ambasadore e kulturës shqiptare në botë. Albumi i saj i parë “Me motivet tona” ka shëtitur si koncert në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri si pjesë e një projekti kulturor për të risjellë në vëmendje këngë të vjetra shqiptare.

Ashtu sikurse Rona Nishliu, për herë të parë karrigen e kuqe të “The Voice” do ta provojë edhe Alban Skënderaj. Ky angazhim i ri i kantautorit të njohur ishte njoftuar para disa javësh, shkruan Top Channel. /KlanK/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori