LAJMI I FUNDIT:

Roma në kërkim të një mesfushori, Witsel del në skenë

Roma në kërkim të një mesfushori, Witsel del në skenë

Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori për edicionin e ri.

Giallorosët tentuan mesfushorin meksikan Hector Herrera nga Atletico Madrid, por ai është bllokuar nga Diego Simeone.


Skuadra italiane e kishte ofruar Gonzalo Villarin si shkëmbim, por Simeone ka bllokuar largimin e meksikanit.

Tani në skenë ka dalë emri i mesfushorit belg, Axel Witsel që aktualisht luan te Borussia Dortmund.

Mediat në Itali dhe në Gjermani kanë raportuar se dy skuadrat tanimë kanë pasur kontaktet e para.

Dortmund e vlerëson rreth 20 milionë euro yllin belg, derisa Roma synon që ta transferojë atë për 15 milionë.

Në rast se dështon pista Witsel, atëherë Roma do të tentojë afrimin e mesfushorit anglez të Chelseat, Ruben Loftus Cheek. /Telegrafi/