LAJMI I FUNDIT:

Roma fiton lehtësisht në udhëtim te Spali

Roma fiton lehtësisht në udhëtim te Spali
AS Roma (Getty Images)

Roma ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e trajnerit Eusebio Di Francesco ka vazhduar me ndeshje të mira edhe në Serie A duke mos lejuar befasi ndaj SPAL-it, ku me fitore ndaj tyre ka betonuar pozitën e tretë në renditje.


Pjesa e parë u karakterizua me dominimin e Giallorossëve, por edhe përkundër shumë rasteve të krijuara për gol, ata gjetën vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Schick dhe Nainggolan betonuan fitoren e Romës (Getty Images)

Luhej minuta e 33-të e ndeshjes, ku pas një topi për tokë në zonë, mbrojtësi Francesco Vicari devijon gabimisht topin në rrjetën e tij dhe me epërsi 0-1 Roma shkon në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të mysafirëve, të cilët për dallim nga 45 minutat e parë këtë pjesë shënuan dy herë.

Në minutën e 52-të të ndeshjes Radja Nainggolan shënoi një gol të bukur nga distanca për të shënuar për 0-2, ndërsa Patrick Schick (60′) me kokë vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 0-3.

Schick vulosi fitoren (Getty Images)

Me këtë fitore, Roma ruan pozitën e tretë dhe tani ka 67 pikë, ndërsa SPAL-i renditen në vendin e 17-të në tabelë me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në shtëpi ndaj Chievos, ndërsa SPAL-i udhëton drejt Veronas. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i6qnu

https://www.dailymotion.com/video/x6i6ql5