Roma e ka mbyllur në formën negative fazën grupore të Ligës së Kampionëve pasi u mposht nga Viktoria Plzen me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte e balancuar, ku dy skuadrat krijonin raste, por vendasit kishin më shumë iniciativën.

Goli erdhi vetëm në pjesën e dytë kur Kovanik shënoi për vendasit (62′).

Cengiz Under u përgjigj shumë shpejt, duke realizuar për 1-1 (68′) i ndihmuar nga Davide Santon.

Vetëm katër minuta më vonë (72′) ishte Chory ai që shënoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Në minutat shtesë Pellegrini u përjashtua nga loja te Roma, por kjo nuk pati ndikim në rezultat.

Me këtë humbje Roma mban vendin e dytë dhe shkon tutje në Ligën e Kampionëve, teksa CSKA Moska që ka pikë të barabarta me Plzenin, gjithsej shtatë, vazhdon garat në Europa League kurse çekët do të eliminohen përfundimisht me golaverazh më të dobët. /Telegrafi/