Bruno Peres dhe Roma i kanë ndarë rrugët pas dy viteve së bashku.

Mbrojtësi brazilian pasi nuk arriti të shkëlqejë me fanellën e Romës në këto dy vite ka kërkuar largimin.

Fillimisht Roma dhe Torino kishin rënë dakord për rikthimin e brazilianit në Torino por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ka qenë vetë Peres që në momentet e fundit ka bllokuar marrëveshjen për tu rikthyer te Torino.

Lojtari ka kërkuar vetëm rikthimin në elitën e futbollit brazilian.

(Getty Images)

Kësisoj nga edicioni i ri ai do të jetë pjesë e Sao Paulo në kampionatin brazilian.

Roma e ka huazuar Peresin por që klubi brazilian ka të drejtën e blerjes përfundimtare në fund të edicionit.

Interesim për Gersonin kishin shprehur edhe skuadrat tjera italiane si Genoa dhe Atalanta. /Telegrafi/