LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Ajax arrijnë marrëveshje, Neres do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që largohet nga Eredivisie

Roma dhe Ajax arrijnë marrëveshje, Neres do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që largohet nga Eredivisie
during the first leg UEFA Champions League Qualifier match between Ajax and SK Sturm Graz at Amsterdam Arena on July 25, 2018 in Amsterdam, Netherlands.

Roma e ka gjetur sulmuesin e krahut të djathtë dhe përsëri në kampionatin holandez.

Pas javë më parë transferuan Justin Kluivertin, Roma dhe Ajaxi kanë vazhduar marrëdhëniet e mira mes vete.


Giallorosët prej kohësh ishin në kërkim të sulmuesit të talentuar brazilian David Neres.

Tani klubet kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e lojtarit në kryeqytetin italian.

David Neres duke festuar një gol edicionin e kaluar me fanellën e Ajaxit. (Getty Images)

Fillimisht Roma ofroi 40 milionë ndërsa Ajax kërkonte 10 më shumë, por që tani klubet kanë rënë dakord për një çmim.

Verdhekuqtë do të paguajnë 40 milionë euro ndërsa edhe katër të tjera në formë bonusesh.

Kësisoj braziliani Neres do të bëhet transferimi më i shtrenjtë i larguar nga Eredivisie.

21-vjeçari është bërë më i shtrenjtë se Davinson Sanchez i blerë nga Tottenham për 40 milionë euro dhe Arkadiusz Milik që iu bashkua Napolit për 32 milionë euro.

Neres dhe Kluivert do të luajnë përsëri në një skuadër. (Getty Images)

Neres pati një stinor të jashtëzakonshëm me Ajaxin, ku në 32 ndeshje shënoi 14 gola dhe bëri 13 asistime.

Ajaxi brazilianin e transferoi një vit më parë për vetëm 12 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Premier League
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

La Liga
Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori