LAJMI I FUNDIT:

Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së

Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren, pritet vetëm konfirmimi i PSG-së
Javier Pastore (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur marrëveshje personale me Javier Pastoren, i cili do të fitojë katër milionë euro në vjet dhe pritet vetëm marrëveshja me Paris Saint-Germain.

Burime të shumta, si Tuttomercatoweb, SportItalia dhe Corriere dello Sport raportojnë për një marrëveshje të Romës me yllin argjentinas.

Sipas këtyre mediave italiane, takimi i sotëm mes drejtorit sportiv të Romës, Monchi dhe agjentit Marcelo Simonian, ka rezultuar me një marrëveshje.

Pastore afër kalimit te Roma
Lexo po ashtu Pastore afër kalimit te Roma

Raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare, me Pastoren që do të përfitojë katër milionë euro në sezon te Roma.

Javier Pastore (Getty Images)

Tani Roma është duke punuar për një marrëveshje me PSG-në, në bazën e 15-20 milionë eurove plus bonuseve.

Në rast transferimi të Pastores, ky do të ishte një rikthim në Serie A për reprezentuesin 29-vjeçar argjentinas, i cili luajti te Palermo.

Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'?
Lexo po ashtu Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon 'stilin Zamorano'?

Ai u transferua nga klubi sicialian te ai parisien në vitin 2011 për shifrën e 42 milionë eurosh.

Me ardhjen e Pastores te Roma, Radja Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori