LAJMI I FUNDIT:

“Rolling Film”

“Rolling Film”

Sot fillon edicioni i pestë i Festivalit “Rolling Film”. Ky edicion sjell 25 filma, dokumentarë dhe filma të metrazhit të shkurtë.

Në filmat që shfaqen flitet për romët, por historitë e individëve janë universale.


Krijuesit e filmave ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe ekspertët, do të jenë prezentë për të diskutuar rolet e tyre, gjatë tre ditëve të shfaqjes së filmave.

Përveç programit të rregullt të filmit, do të prezantohet edhe një vizion i rinisë rome përmes fotografisë dhe pikturës.

Hapja e festivalit bëhet sonte me fillim nga ora 19:30 në Kino ABC. Ky festival organizohet nga Roma Versitas Kosova dhe Romawood. /KP/