LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori Vllahiu: Rusia kërkon që të pengojë integrimin e rajonit në BE dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Ish-ambasadori Vllahiu: Rusia kërkon që të pengojë integrimin e rajonit në BE dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Brishtësia e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe problemet e brendshme të Bashkimit Evropian, kanë bërë që të rritet ndikimi i Rusisë dhe ta shfrytëzojë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit shprehen ish-diplomatët gjatë emisionit “Euro Talks”.

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, u shpreh vitet e fundit Moska ka ndërhyrë direkt në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.


Këtë gjë tha diplomati i njohur e ka bërë dhe ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë për t’i penguar që të hynin në BE dhe NATO.

Vukaj tha se aktualisht në Ballkan ka disa palë që ndikojnë siç janë BE, SHBA, Rusia, Kina por edhe Turqia.

Për çështjen e Kosovës, ish-ambasadori tha se Rusia luan një rol kyç pasi ajo e pengon të njihet ndërkombëtarisht dhe nga vetë Serbia.

“Serbia do të vazhdojë të manovrojë mes Rusisë dhe SHBA, duke pasur si orientim kryesor Moskën. Sa të jetë Vuçiçi në pushtet, Serbia nuk pranohet në NATO dhe do të vazhdojë ta dredhë për problemin e Kosovës”, tha ish-ambasadori.

Arbër Vllahiu, ish-ambasador i Kosovës në Poloni dhe Çeki thotë se prania e Rusisë është përmes forcës ushtarake, praninë diplomatike si dhe përmes propagandës.

Sipas ish-ambasadorit, Rusia kërkon që të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“Për Serbinë dhe për një pjesë të Bosnjës ka një domethënie shumë të madhe por përpjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor e në veçanti për Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën ka një ndikim negativ. Në Malin e Zi dhe RMV ndërhyrja ruse ka qenë shumë e madhe dhe ka pasur përpjekje për të ndalur integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO. Kosovën kërkon ta mbajë pezull sa i takon njohjet ndërkombëtare dhe në raportet me Serbinë”, deklaroi Vllahiu.

Agim Nuhiu, ish-ministër i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut thotë se Rusia po kërkon të mbajë gjallë përpjekjet për të ndaluar integrimin në BE dhe për të mbajtur të ngrirë paqen në rajon duke iu referuar kryesisht Bosnjës.

Rusia tha ia janë përpjekur që të mbështesin forca proruse.

“Përpjekjet e Rusi ka qenë i infiltruar në forcat politike që kanë udhëhequr qeverinë në RMV. Bëhet fjalë dhe për lidhje direkte dhe të Presidencës së RMV me Moskën zyrtare para se të ndodhte kthimi i Maqedonisë së Veriut për nga integrimi euroatlantik”, tha Nuhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori