Roli i Microsoft në shkeljen e të dhënave bëhet pjesë e hetimit kibernetik në SHBA
Një panel këshillues i sigurisë kibernetike në SHBA do të hetojë rreziqet në teknologjinë cloud, i cili do përfshijë edhe hetimin e rolit të Microsoft në sulmin e fundit në sistemet e postës elektronike, i cili dyshohet të jetë kryer nga hakerët kinez, raportoi të enjten Bloobmerg News.
Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike (CSRB) do të fokusohet në rreziqet për infrastrukturën e teknologjisë cloud, duke përfshirë menaxhimin e identitetit dhe vërtetimit, dhe do të shikojë të gjithë ofruesit përkatës të shërbimeve cloud, thuhet në raport, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Raporti vije pasi që në muajin korrik, Ron Wyden, senator nga Oregon, Komisionit Federal të Tregtisë, Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturore dhe Departamentit të Drejtësisë u kërkoi që të “ndërmarrin veprime” ndaj Microsoft pas hakimeve, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Microsoft ka qenë nën kontroll në rritje pas zbulimeve se hakerët që dyshohet se operonin në emër të Pekinit morën një nga çelësat e tij kriptografikë dhe përfituan nga një defekt kodimi për të fituar qasje gjithëpërfshirëse në platformën e emailit cloud të kompanisë.
Kjo qasje u përdor për të spiunuar komunikimet e Gina Raimondo, sekretares amerikane për tregti e gjithashtu edhe të diplomatëve të lartë të Departamentit të Shtetit.
Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve javën e kaluar tha se do hapte një hetim për përfshirjen e dyshuar të Kinës në shkeljet e fundit të sistemeve të postës elektronike të Komisionit të Tregtisë dhe të Departamentit të Shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
TikTok me një tjetër paraqitje në gjykatë duke kërkuar të shmangë ndalimin mbarëkombëtar
Al mund të ndryshojë besimin në teoritë konspirative, zbulon studimi
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para
Apple shet tre modelet e iPhone
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Nëse e keni këtë Windows 11, do të detyroheni ta përditësoni
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve
Instagram do të pushojë së funksionuari në Rusi që nga mesnata, thonë zyrtarët rusë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet