Roli i mediave në jetën sociale

Bota sot i është nënshtruar një transformimi të thellë e të vazhdueshëm që njihet si proces i globalizimit, i cili gjithnjë e më tepër është duke i lëshuar rrënjët e tij si në fushën shoqërore, shpirtërore, ashtu edhe në fushën materiale duke iu referuar një sërë proceseve sociale shumëdimensionale, që krijojnë, shumëfishojnë, zgjerojnë dhe intensifikojnë ndërvarësit dhe këmbimet sociale në tërë rruzullin tokësor, ndërsa në të njëjtën kohë nxisin te njerëzit një ndërgjegjësim të madh të lidhjeve reciproke midis asaj që është lokale e globale.
Me fjalë të tjera, duhet të mendosh në aspektin global në mënyrë që të veprosh në aspektin lokal, sepse kjo mënyrë e të menduarit dhe e veprimit shkakton një ndërvarësi më të madhe midis globales dhe lokales.
Globalizimi i jetës shoqërore ndikon në ndryshimin e modeleve të urbanizimit dhe ndikohet prej tij. Bota është bërë në disa drejtime një sistem i vetëm social si rezultat i shtimit të lidhjeve të ndërvarura që tani ndikojnë mbi këdo. Sistemi global nuk është vetëm një mjedis brenda të cilit shoqëri të veçanta zhvillohen dhe ndryshojnë mbi këdo.
Lidhjet sociale, politike dhe ekonomike që kapërcejnë kufijtë midis vendeve kushtëzojnë në mënyrë vendimtare fatin e atyre që jetojnë në çdo vend, pra termi i përgjithshëm që shpreh ndërvarësinë në rritje të shoqërisë botërore është globalizimi.
Shpërpjesëtimetë mëdha në pasurit në standardet e jetës i ndajnë vendet e industrializuara prej vendeve më të zhvilluara ku jeton shumica e popullsisë së planetit. Krahas zhvillimeve të avancuara industriale, një hov bombastik i teknologjisë informative, tani më ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, veçanërisht në hapësirat e shteteve që pretendojnë aderim të pakushtëzuar pranë botës së zhvilluar kapitaliste.
Ky invazion kultural mediatik nuk ishte edhe aq i njohur për komunitetet e botës së pazhvilluar, veçanërisht për komunitetet që i takonin ish bllokut komunist sovjetik, të cilat gëzonin normat e tyre të kulturës tradicionale.
Si shembull tipik mund ta marrim Shqipërinë e kohës së komunizmit, në të cilën të gjitha autoritetet më të larta shtetërore kishin vënë në lëvizje tërë potencialin e tyre ideologjik dhe teknologjik në mbrojtje të ndonjë invazioni të mundshëm të imperializmit anglo-amerikan. Ndërsa edhe sot imperializmi kuptohet si pushtim i kulturave të huaja, mbi kulturat e vendeve autoktone.
Kurse studimi i mirëfilltë sociologjik i përplasjes së kulturave në kohën e këtyre transformimeve të mëdha globale, kërkon analiza të thella dhe të plotësuara në fakte të mjaftueshme sociale, të cilat na mundësojnë sinkronizimin e kontekstit kulturor në parametra të kënaqshëm të zhvillimeve shkencore, të cilat domosdoshmërisht duhet të jenë të pranueshme nga të gjithë.
Si rezultat i këtij mobilizimi të përgjithshëm në shkallë kombëtare është mbrojtur me fanatizëm natyra e jetës aktive kulturore autentike. Në të njëjtën situatë përfshiheshim edhe ne si pjesë e ashtuquajtur Republika të ish-RFJ-së.
Globalizimi i jetës sociale
Në fjalorin e Oxfordit termi global njihet si fjalë e re duke u fokusuar në mënyrë specifike me shfrytëzim në zhargonin rrethues.
Me termin socioglobal do kuptuar aspektet e ndryshme që në nivelin botëror zakonisht shprehen në formë të organizimit kastik, klasor, etnik.
Me termin infoglobal nënkuptojmë komunikimet masive që zhvillohen në të gjitha nivelet botërore, duke mos përjashtuar as ato lokale.
Ekonomia komanduese paraqet procesin e globalizimit si fenomen që e karakterizon botën bashkëkohore.
Koha në të cilën jetojmë është kohë e vlimeve të përgjithshme ku, para së gjithash, dominojnë të drejtat e njeriut dhe liritë e individit, në këtë kohë është duke u zhvilluar një proces ku shtet-kombe të pavarura janë duke u ndërlidhur njëra me tjetrën përmes korporatave multinacionale dhe institucioneve ndërmjetësuese financiare.
Kjo ndërlidhje shpie deri te procesi i globalizimit të përgjithshëm, ky proces do të thotë që secili prej nesh duhet ta gjejë mënyrën për të ofruar produktet dhe shërbimet e veta si dhe dituritë në tregun global botëror, në këtë proces hynë të gjitha shtetet pavarësisht nga madhësia e territorit dhe numri i banorëve.
Sipas qasjeve dhe shkaqeve globalizimi mund të përkufizohet si lidhshmëri e veprimeve dhe aktiviteteve njerëzore në drejtim të një integrimi më të shpejtë të njerëzimit në nivelin planetar, i shtyrë me një lëvizje të paparë deri më tani të njerëzve, kapitalit teknologjisë, informative, ideve si dhe të vlerave kulturore midis shteteve dhe popujve.
“Kjo lëvizje realizohet në atë mënyrë të dëshiruar fakti qe ne po jetojmë në periudhën e globalizmit përbënë tre informacione të rëndësishme, së pari, ne dalëngadalë po lëmë pas gjendjen e modernitetit, që është shpalosur gradualisht që nga shekulli XVI e këtej, së dyti, ne po zhvendosemi drejtë një gjendjeje të re të globalitetit post modern, së treti, ne ende nuk e kemi arritur atë gjendje. Duke iu referuar këtyre tre informacioneve, termi globalizim sugjeron një lloj dinamizmi, i cili kuptohet më së miri nëpërmjet nocionit ‘zhvillim’ i cili mund të jetë i shpejtë ose i ngadalshëm.”
Gjithnjë e më shumë vjen duke u zgjeruar ç’organizimi i kapitalizmit global nëse nuk ekziston një pushtet homogjen dhe një regjim internacional as në planin ekonomik dhe as në atë politikë e shoqërorë.’
Globalizimi ky proces gjithë-përfshirës ka shndërruar mjetet e komunikimit masiv, si dhe politikat hapësinore duke i ridimensionuar ato. Një çështje që nxit diskutim është pozicionimi i medias globale në gjeopolitikën moderne, roli që kanë mjetet e komunikimit masiv për të pasqyruar dhe zhvilluar politikën hapësinore të shteteve dhe aktorëve të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Për të kuptuar raportin e medias me gjeopolitikën moderne duhet fillimisht të përvijëzohet koncepti i rendit të ri gjeopolitik.
(Autorja është magjistrante në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Prishtinës)




































